Evertoni gati që të nënshkruajë me lojtarin që po injorohet nga Mourinho

Evertoni gati që të nënshkruajë me lojtarin që po injorohet nga Mourinho

Everton kërkon shërbimet e Luke Shaw

Luke Shaw është duke u injoruar nga Jose Mourinho ndërsa ky i fundit pritet që ta largojë futbollistin nga ‘Old Trafford’ këtë verë, shkruan Periskopi.

Evertoni është futur në garë për të fituar shërbimet e mbrojtësit të majtë anglez pasi e sheh atë si zëvendësues të Leighton Baines i cili ka 33 vjet dhe këtë sezon kishte probleme të shumta me lëndime.

Jose Mourinho preferon Ashley Young për krahun e majtë dhe Shaw nuk pritet të ketë hapësira më te United. /Periskopi/

Shpërndaje në: