“Messi është më i kompletuar se Ronaldo”
Gianluigi Buffon ka thënë se Messi është më i kompletuar se Cristiano Ronaldo, por sulmuesin portugez e cilëson si vrasës para portës
Legjenda italiane do të luajë kundër Ronaldos në muajin prill në kuadër të çerek-finaleve të Champions League, ku do të takohen Juventus dhe Real Madrid, shkruan Periskopi.
“Ata janë lojtarë të ndryshëm,” ka thënë Buffon.
“Mesis është më i kompletuar, ka më shumë teknikë dhe vizion për lojë.
“Ronaldo ndoshta pse është më i vjetër është shndërruar në një vrasës në zonën e penalltisë. Më ai nuk shikon që të bëjë trika, por e kërkon golin,”. /Periskopi/



