Ibrahimovic synon artet marciale
Lojtari i Manchester United ka edhe shiritin e zi në Tekvuando (disiplinë e arteve marciale), dhe kjo mund ta shpjegojë edhe formën e tij të mirë me 35 vjet.
Dhe tani Danny Roberts, i njohur si ‘Hot Chocolate’ thotë se një meç me Ibren do të ishte vërtetë diçka spektakulare.
“Nëse ai do të ndeshet unë gati jam”, ka thënë ai i pyetur nga gazetarët, para natës së UFC 204.
“Po, do më pëlqente ta shihja atë në Oktagon, ta shoh se sa i fortë është. Kjo po ashtu do ta ndihmonte sportin tonë të bëhej më global, nëse një yll si Zlatan merr pjesë”.
Zlatan për momentin për nga pesha është në kategori me të rëndë se Roberts, por ai nuk është i brengosur.
“E arrije peshën e tij, kjo nuk është problem”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.



