Usain Bolt kryen stërvitjen e parë me Dortmundin, vazhdon ëndrra e tij për t’u bërë futbollist (Video)
Sot në Dortmund ka stërvitur njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt
Atleti legjendar në shumë raste kishte përmendur dëshirën e tij që të bëhet futbollist profesionist, edhe pse tani ka plot 31 vjet, shkruan Periskopi.
Faqja zyrtare e Dortmundit në ‘Twitter’ ka shpërndarë video nga seanca stërvitore, aty ku është edhe Bolt.
Atleti nga Xhamajka është fans i madh i Manchester Unitedit.
“Njëra nga ëndërrat e mia është që të nënshkruajë për Manchester Unitedin. Nëse Dortmund do të më thotë se jam mjaftushëm i mirë, unë do të punoj fortë për të arritur aty,” ka thënë Bolt. /Periskopi/
?♂️⚽️ Training – auch @usainbolt: #läuft! #BVBolt pic.twitter.com/uRRSwkH7Lk
— Borussia Dortmund (@BVB) March 23, 2018



