Adem Mikullovci han keksa gjatë seancës (Video/Foto)

Adem Mikullovci han keksa gjatë seancës (Video/Foto)

Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka filluar seanca me disa pika të rendit të ditës, shkruan Periskopi.

Në mesin e deputetëve të paktë të Vetëvendosjes që po marrin pjesë në seancë është deputeti më i vjetër në Kuvend, Adem Mikullovci.

Teksa po ndiqte debatin mes deputetëve, Mikollovci është fokusuar nga kamerat teksa po hante disa keksa e kikirikë.

Më pas, ai shihet teksa i fut në xhep keksat e mbetur.

Duket se ai nuk ishte shumë i vëmendshëm për debatin që po zhvillohej në Kuvend.

Në një fletë të bardhë që ai kishte para vetës shiheshin disa vizatime që ai i kishte bërë./Periskopi 

Shih videon kah fundi, teksa fjalim po mbante deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu: 

 

 

 

Shpërndaje në: