260 milionë euro për Neymar (Video )
Manchester United është i gatshëm që ta sjellë në ‘Old Trafford’ Neymar Junior për një shumë prej 260 milionë euro
Ylli brazilian nuk është i kënaqur te PSG dhe në këtë verë mund të ndërrojë ambient përsëri pasi vitin e kaluar iu bashkua gjigantit francez për shumën prej 222 milionë euro nga Barcelona, shkruan Periskopi.
Sipas ‘Diario Gol’ Jose Mourinho dëshiron që ta sjellë në skuadër Neymarin dhe madje është gati që ta thyejë rekordin e transferimeve duke ofruar 260 milionë euro në drejtim të Parisit.
Përveç Unitedit për ish-yllin e Barcelonës është i interesuar edhe Real Madrid. /Periskopi/



