Haradinaj: Ende nuk jam marrë me Asociacionin
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot pas mbledhjes së Qeverisë se në takimin e djeshëm me anëtarët e Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit, është njoftuar se janë në përgatitje të të gjithë materies që ka të bëjë me korrigjimin e marrëveshjes së Demarkacionit.
Haradinaj kësaj radhe ka folur edhe për Asociacionit të komunave serbe, çështje për të cilën ka thënë se nuk është marrë akoma me të.
“Me Asociacionin nuk jam marrë, nuk e kam pas në rend dite. S’jam marrë me të, dhe nuk po di qysh me ta spjegu. As në tavolinë nuk e kam pas…”, tha Haradinaj.
Ndërkohë po raportohet se kjo temë do të diskutohet mes grupeve teknike në Bruksel. Po ashtu, u tha se kjo mund të jetë një ndër temat e diskutimit në takimin e Thaçit e Vuciqit.
Po ashtu, shefi i ekzekutivit u pyet edhe për veriun e Mitrovicës.
Ai tha se atje ka shkuar shpesh për vizitë, por se këtë e ka bërë pa praninë e medieve.



