Policia bllokon vendin ku do të zhvillohej ndeshja hendbollistike Serbi-Kosovë (Foto)
Forcat e fuqishme policore bllokuan hyrjen në Qendrën Sportive të Kovilovës, ku duhej të zhvillohen një ndeshje midis Serbisë dhe Kosovës.
Qeveria serbe më herët njoftoi se ndeshja është anuluar për arsye sigurie.
Vendimi për ndalimin e lojës vjen disa orë pasi tifozët njoftuan ardhjen e tyre para qendrës sportive në Kovilovo dhe në ditët kur tensionet midis qeverive në Beograd dhe Prishtinë po rriteshin, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
Policia është vendosur përgjatë rrugës së Zrenjanin dhe në qytetin Pupin. Policia nuk lejon praninë e gazetarëve.
Ndeshja do të zhvillohet sot në ora 16:00, por ministri i brendshëm vendosi ta ndalojë atë.
Fillimisht, ndeshja, e cila është dashur të luajë pa simbole shtetërore dhe himnit kombëtar, ishte planifikuar në Kragujevac, por pastaj për arsye sigurie “u zhvendos” në Kovilovo.
Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka vendosur që as tifozët, por edhe përfaqësuesit e medias nuk mund të marrin pjesë në këtë ndeshje./Periskopi/




