Prokuroria kërkon paraburgimin e deputetëve, pritet vendimi i gjykatës

Prokuroria kërkon paraburgimin e deputetëve, pritet vendimi i gjykatës

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar 30 ditë paraburgim gjatë seancës për caktimn e masës së sigurisë ndaj katër deputetët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, Sali Zyba, Drita Millaku dhe Xhelal Sfecla.

Pas përfundimit të seancës, Periskopi ka kontakuar njërin nga avokatët mbrojtës, Nikë Shala për të mësuar rreth vendimit të gjykatës, mirëpo ai ka thënë se gjykata i ka ndaluar cfarëdo deklarimi për media rreth këtij rasti.

Vendimi I Gjykatës Themelore në Prishtimë rreth caktimit të masës së sigurisë ndaj katër deputetëve, pritet të merret gjatë ditës së sotme.

Rastin e deputetëve të VV-së gjykata e ka ndarë në dy grupe. Në njërin grup janë deputetët Fitore Pacolli, Sali Zyba, Drita Millaku dhe Xhelal Sfecla, ndërsa në tjetrin ras janë deputetët Liburn Aliu, Arbërie Nagavcin dhe Valon Ramadanin.

Shtatë deputetët janë arrestuar të mërkurën, për hedhje të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës në kohën kur po votohej demarkacioni./ Periskopi

 

Shpërndaje në: