Amir Rrahmani ka një mesazh para sfidës me Ukrainën
Ukraina dhe Kosova do të ndeshen sonte në Krakoë të Polonisë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’.
Rrahmani përmes profilit të tij në Facebook, ka thënë se sonte Kosovën e pret një ndeshje e vështirë, por ai shpreson në një rezultat pozitiv.
“Sot kemi një ndeshje të vështirë, besojmë dhe shpresojmë të kthehemi me rezultat pozitiv edhe kundër Ukrainës”, ka shkruar Rrahmani.
Kujtojmë se Kosova në duel me ukrainasit hyn pas disfatës kundër Kroacisë (0-6).



