Vazhdojnë ndërhyrjet e politikës serbe, kësaj radhe në xhudo (Foto)

Vazhdojnë ndërhyrjet e politikës serbe, kësaj radhe në xhudo (Foto)

Shteti serb nuk po pranon assesi që të ballafaqohet me Kosovën në sport

Dje nuk u zhvillua ndeshja e hendbollit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa sot u ndalua një përballje në xhudo

Garuesja e Serbisë është tërhequr nga lufta me garuesën nga Kosova, Laura Fazliu, shkruan Periskopi.

Ky takim duhej që të zhvillohej nesër në Sarajevë për Kupën Evropiane të junioreve, por ndërhyrja e politikës serbe bëri kjo përballje të mos zhvillohet.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i njohur kosovar, Driton Kuka nëpërmjet një postimi në Facebook.

Suksese sot në xhudo ka arritur Erza Muminoviqi që ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Flaka Loxha është në finale të Kupës Evropiane për junior. /Periskopi/

Shpërndaje në: