Shiten ‘flakë’ biletat e super-ndeshjes së Champions League
Nuk ka më bileta për ndeshjen çerek-finale të Champions League që do të zhvillohet ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit
Juventus e pret në ‘Allianz Staidum’ më 3 prill Real Madridin në kuadër të Champions League, shkruan Periskopi.
Klubi italian ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për këtë takim.
Juventus dhe Real Madrid u takuan vitin e kaluar në finale të këtij kompeticioni ku spanjollët triumfuan me rezultat 4:1. /Periskopi/



