Legjenda e Barcelonës: Nuk mërzitem fare nëse Neymar shkon te Real Madrid

Legjenda e Barcelonës: Nuk mërzitem fare nëse Neymar shkon te Real Madrid

Carles Puyol nuk e ka problem nëse Neymar do të vendoste që t’i bashkohej Real Madridit këtë verë

Ylli brazilian nuk është aspak i kënaqur te PSG, ndërsa shumë klube të mëdha evropian duan shërbimet e tij, me Realin që shihet si favorit për të nënshkruar me ish-lojtarin e Barçës, tranmeton Periskopi.

“Unë mendoj se ai mund t’i bashkohet Real Madridit,” u shpreh Puyol.

“Nuk shoh ndonjë problem këtu. Ai është profesionist. Unë mendoj që do të jetë vështirë që ai të largohet nga PSG, pasi ata shpenzuan shumë para verën e kaluar për të,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: