Zbulohet data se kur do të emërohet trajneri i Italisë
Alessandro Costacurta ka thënë se Italia do ta emërojë një trajner më datën 20 maj
Kombëtarja e Italisë është pa trajner që nga koha kur u shkarkua Ventura pasi nuk arriti që ta eliminojë Suedinë në play-off nëntorin e vitit të kaluar dhe kështu mbeti pa Botëror, shkruan Periskopi.
“Ne do të ju tregojmë për trajnerin e ri më 20 maj,” ka thënë Costacurta.
Aktualisht rolin e trajnerit te Italia e ka Di Biagio, ndërsa si emra të mundshëm për trajner të ‘Azzurëve’ janë Antonio Conte dhe Carlo Ancelotti. /Periskopi/



