Linda Morina me këngë për Demarkacionin: Kuvendit ja qiti tymin, Vetëvendosja me Albinin (Video)
Është bërë kohë e gjatë që kur nëpër rrjete sociale nuk është shfaqur Linda Morina, e cila përkujdeset që çdo zhvillim në vend të pasohet me ndonjë dedikim të saj.
Pak orë më parë, nëpër rrjete sociale po qarkullonte një video, ku ajo shihej duke kënduar një këngë, dedikim për imamin Shefqet Krasniqin, pas vendimit të Gjykatës që ky i fundit të lirohet nga të gjitha akuzat për shmangie nga tatimi dhe nxitje për pjesëmarrje në luftërat e huaja.
Por, duket se kjo nuk ishte arsyeja e vetme e rikthimit të Linda Morinës.
Tani, nëpër rrjete sociale po qarkullon një këngë që ajo këndon, si dedikim për ratifikimin e Demarkacionit, tri vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes.
“Jena parti kallabllak, jena parti kallabllak, Ramushi na bani rehat, Ramushi na bani rehat. 80 vota i ka tubu, 80 vota i ka tubu, demarkacioni ka kalu, demarkacioni ka kalu. Kuvendit ja qiti timin, Kuvendit ja qiti timin, Vetëvendosja me Albinin, Vetëvendosja me Albinin. Ramush Haradini, zoti ty të gëzoftë, vota e popullit ty hallall të qoftë”, dëgjohet Linda teksa këndon.



