Challandes: Kemi punuar shumë për këtë fitore

Challandes: Kemi punuar shumë për këtë fitore

Kosova mposhti Madagaskarin me rezultat 1:0 ndërsa në këtë takim debutoi si trajner Bernard Challandes

Kosova shënoi fitore me anë të golit të Edon Zhegrovës, ndërsa tekniku zvicran është ndarë i kënaqur me atë skuadra e tij tregoi në fushë, shkruan Periskopi.

“Kemi punuar gjatë gjithë javës që të mos pranojmë gola, pasi Kosova ka pranuar 24 gola deri më tani,” ka thënë Challandes.

“Kemi punuar mirë të gjithë, futbollistët janë angazhuar shumë që të mos pranojmë gol.

“Në disa momente kemi humbur disa topa, por në ndeshjet e ardhshme do të përmirësohemi edhe më shumë. Të gjithë luftuan shumë dhe në fund fituam,”.

Në fund të intervistës, Challendes tha një fjalë shqip ‘Faleminderit’. /Periskopi/

Shpërndaje në: