PSG dëshiron trajnerin italian si zëvendësues të Unai Emery
PSG ka shfaqur interesim për Antonio Conten
Antonio Conte këtë verë mund të largohet nga Chelsea, ndërsa ka në tavolinë ofertën e Kombëtares së Italisë, por tani është PSG që ka shprehur interesim për të, shkruan Periskopi.
Gjiganti francez nuk dëshiron që ta vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin aktual Unai Emery, i cili dështoi edhe këtë sezon në Champions League.
Ndryshe, te PSG mund të ndodhin ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm pasi edhe Neymar dëshiron të largohet në drejtim të Real Madridit. /Periskopi/



