Ndodh edhe kjo: Një qytetar nga Ferizaji gjen gozhdë në qesen e çajit të zi (Foto)
Jo rrallëherë ndodh që qytetarët e Kosovës të gjejnë mjete të mprehta, insekte në ushqime apo edhe produktet e tilla të jenë të prishura .
Një qytetar nga Ferizaji ka dërguar disa fotografi për Periskopin ku shihet se si në qesen e çajit të zi ka hasur në një gozhdë.
Çajin e kishte blerë në një nga marketet që funksionojnë në Ferizaj, me një çmim jo aq të lirë.
Qytetarë të ndryshëm ka pasur raste kur në makarona apo produkte të tjera ushqimore kanë gjetur mjete të mprehta, insekte apo minjë./Periskopi/





