Joshua luan bastore për meçin mes Whyte dhe Browne, ja sa para fitoi

Joshua luan bastore për meçin mes Whyte dhe Browne, ja sa para fitoi

Meçi midis Dillian Whyte dhe Lucas Browne, përveç nokautit dhe mënyrës se si përfundoi dhe postimeve të fotografive nga spitali të australianit Browne pas intervenimit mjekësor, tash është në vëmendje të mediave edhe për nja fakt tjetër interesant.

Kampioni i botës Anthony Joshua ka pranuar se ka vendosur bast në këtë meç dhe ia ka qëlluar fituesit, duke treguar edhe shumën e parave që ia fituar nga ky duel.

Joshua në fakt, ka vendosur në bast një shumë jo të madhe, 25 funte në tiketë dhe në total ka fituar 650 funte.

Joshua ka vënë 25 funte bast se është to ta rrëzojë kundërshtarin në rundi ne gjashtë dhe tiketën e tij fituese e ka bërë publike në instagram, duke dashur vetëm të tregojë se “e njeh boksin”.

Përndryshe Joshua dhe Whyte nuk janë aspak miqësorë njëri me tjetrin dhe Whyte pas kësja fitoreje, sipas mediave angleze mund të jetë më afër ndonjë sfide për titull bote.

Në anën tjetër bashkëkombasi i tij shuë më i famshëm, më 31 mars do të zhvillojë meçin e vitit, me Joseph Parker, për unifikim të titullit të botës në kategorinë e rëndë.

Shpërndaje në: