Objektivi i Mourinhos kushton 150 milionë euro
Sergej Milinkovic-Savic kushton 150 milionë euro sipas presidentit të Lazios, Claudio Lotito
Lazio është i gatshëm që ta shesë Milinkovic-Savic për një shumë të madhe parash, me Manchester United që janë të interesuar për të, shkruan Periskopi.
Jose Mourinho e dëshiron në skuadër mesfushorin serb pasi e sheh atë si zëvendësues të Michael Carrick, i cili do të penzionohet në fund të këtij edicioni.
Përveç Unitedit për shërbimet e Milnikovic-Savic janë të interesuar edhe City, PSG dhe Real Madrid. /Periskopi/



