Vjen humbja e parë për Shqipërinë (Video)

Vjen humbja e parë për Shqipërinë (Video)

Kuqezinjtë zhvilluan një lojë shumë të kujdesshme sidomos në pjesën e parë.

Mirëpo, me të filluar pjesa e dytë, të përzgjedhurit e Gianni de Biasit nisën të pësojnë rënie në lojë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 55-të nga sulmuesi i njohur, Diego Costa, i cili shënoi pas një asistimi të David Silvas.

Goli i dytë u shënua nga anësori Nolito në minutën e 62-të.

Kjo është humbja e parë e Kuqezinjtë në këto eliminatore për Botërorin 2018.

https://www.youtube.com/watch?v=Q3Zs9R-BWsM

Min 88: David Silva gjuan nga goditja e lirë, por topi shkon mbi transversalen e portierit Berisha.

Min 86: Spanjollët vazhdojnë të dominojnë dukshëm me lojë dhe duket se gjithçka ka përfunduar sa i përket fituesit.

Min 79: Lëndohet kapiteni spanjoll, Sergio Ramos, largohet nga fusha dhe në vend të tij hyn Martinez.

Min 78: Spanja kryen zëvendësim. Andres Iniesta lë fushën, në lojë Isco.

Min 75: Shqipëria kryen zëvendësimin e dytë. Del nga loja Taulant Xhaka, në lojë futet Jahmir Hyka.

Min 71: Krosim nga spanjollët, Ramos godet topin me kokë, por drejt në duart e portierit Berisha.

Min 68: Kuqezinjtë kryejnë zëvendësimin e parë. Del nga loja Ledian Memushaj, në lojë futet Migjen Basha.

Min 62: Spanja gjen edhe golin e dytë. Është i sapoinkuadruari në lojë, Nolito, ai i cili dyfishon epërsinë për ‘furinë e kuqe’.

Min 59: David Silva godet, por topi devijohet dhe dërgohet në korner.

Min 55: Kundërsulm i shpejtë i spanjollëve dhe vjen goli i parë. David Silva pason te Diego Costa i cili zhbllokon rezultatin 0:1.

Min 51: David Silva godet zhagas, por topi shkon jashtë portës.

Min 48: Pique godet me kokë, por Berisha kap lehtësisht topin.

Min 46: Ka nisur pjesa e dytë e sfidës Shqipëri-Spanjë.

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Spanjë. Kuqezinjtë po zhvillojnë një lojë tejet të kujdesshme. Rezultati vazhdon të mbetet pa gola, 0:0.

Min 45: Lenjani ka pësuar një goditje në kokë dhe ka mbetur i shtrirë në fushë.

Min 41: Shqipëria në përgjithsi e kujdesshme në mbrojtje.

Min 35: Lenjani kroson rrezikshëm nga ana e majtë, ndërsa Odise Roshi godet drejt portës, por topi shkon pranë saj.

Min 33: Sergio Ramos kroson në zonë, por Diego Costa nuk arrinë të godasë me kokë topin.

Min 31: Spanjollët po qarkullojnë më shumë topin, por Kuqezinjtë kanë formuar korridore, duke i pamundësuar mysafirëve të krijojnë raste.

Min 27: Shqipëria vazhdon të luajë lojë tejet të kujdesshme dhe me pasime të sakta.

Min 24: Thiago Alcantara ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Elseid Hysaj.

Min 18: Vitolo godet fuqishëm, por Berisha është në vend.

Min 16: Lojë tejet e mirë dhe e kujdesshme deri më tani e Kombëtares Shqiptare.

Min 14: Taulant Xhaka pengohet nga Sergio Ramos në mesfushë, por gjyqtari nuk reagon.

Min 11: Koke për pak sa nuk shënon gol, por Etrit Berisha ndërhyn dhe mbrojtja shqiptare reagon poashtu shpejt.

Min 10: Rast i rrjedhshëm i Kuqezinjve, Lenjani kroson nga e majta, por Bekim Balaj për pak nuk arrinë të godasë topin me kokë.

Min 7: Gerard Pique ishte pranë golit për Spanjën, por preku topin me dorë në zonën e Shqipërisë.

Min 4: Spanja po dominon me posedim, ndërsa ende nuk ka rast për shënim.

Min 1: Ka nisur ndeshja Shqipëri-Spanjë. Spanjollët nisin topin nga gjysma e fushës. /Periskopi.com

Shpërndaje në: