Trajneri i Kosovës: Luajtëm me zemër, kështu luftohet për shtet!
Rafet Prekazi ka përgëzuar lojtarët e tij pas ndeshjes me Gjermaninë
Kosova U-21 barazoi 0:0 me Gjermani U-21, ndërsa Prekazi është shumë i lumtur me atë që treguan të përzgjedhurit e tij, shkruan Periskopi.
“Dihet që ne jemi Kosova dhe këta janë kampion bote, kemi luajtur lojë të mbyllur,” ka thënë fillimisht Prekazi.
“Luajtëm me zemer, ishim gjakftohtë, mirëpo unë kam thënë që ne kemi kualitet shumë.
“Na mungon përvoja e lojëve ndërkombëtare, por jam krenar me këta djem që japin 200 përqind nga vetja.
“Ne mund ta mposhtim edhe Irlandën dhe Izraelin sepse kemi lojtarë teknikisht të mirë.
“Këta djem janë fenomenal dhe kështu luftohet për shtet,” përfundoi trajneri i Kosovës. /Periskopi/



