Trjaneri i Gjermanisë U-21: Kosova ka të ardhme të ndritur

Trjaneri i Gjermanisë U-21: Kosova ka të ardhme të ndritur

Kosova U-21 e ndali me barazim Kombëtaren U-21 të Gjermanisë në ‘Adem Jashari’

Stefan Kuntz, trajneri i Gjermanisë U-21 e ka përgëzuar mbrojtjen e Kosovës në intervistën e tij të dhënë pas ndeshjes, shkruan Periskopi.

Edhe pse Gjermania ishte favorit në këtë takim ndeshja u mbyll baraz 0:0.

“E prisnim një ndeshje të vështirë, por nuk e prisnim këtë rezultat,” ka thënë Kuntz.

“Kosova ishte shumë e koncentruar në mbrojtje, ndërsa ne në disa momente nuk ishim të mirë në pasimin e fundit.

“Në pjesë të dytë kishim shanse të shumta, kur nuk i shfrytëzon atëherë në fund duhet të jesh i kënaqur me rezultatin.

Në fund Kuntz tha se “Kosova ka të ardhme të ndritur duke parë angazhimin e stafit dhe të lojtarëve,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: