Ylli kosovar me dedikim special për Policinë e Kosovës pas fitores ndaj Burkina Faso (Foto)

Ylli kosovar me dedikim special për Policinë e Kosovës pas fitores ndaj Burkina Faso (Foto)

Kosova mposhti me rezultat 2:0 Burkina Faso, ndërsa Herolind Shala këtë fitore ia dedikon Policisë së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës shënoi fitoren e tretë radhazi, ndërsa ‘viktimë’ sonte ishte Burkina Faso, shkruan Periskopi.

Vedat Muriqi në minutën e 74-të dhe Leart Paqarada në të 90-tën realizuan për fitoren e Kosovës.

Pas ndeshjes Herolind Shala fitoren ia dedikoi Policisë së Kosovës e cila dje arrestoi Marko Gjuriqin në Mitrovicë.

“Edhe një fitore e rëndësishme për ne. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Fitorja shkon për Policinë e Kosovës,” ka thënë Shala. /Periskopi/

Shpërndaje në: