Brazili e mposhtë Gjermaninë midis Berlinit (Video)
Brazili e ka mposhtur Gjermaninë me rezultat minimal 1:0 në ‘Olympiastadion’ të Berlinit
Kombëtarja e Brazilit shënoi fitore në miqësoren ndaj Gjermanisë me golin e vetëm të shënuar nga ylli i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, shkruan Periskopi.
Jesus shënoi në minutën e 37-të të takimit.
Për ‘Seleçao’ kjo ishte fitorja e dytë në miqësoret e marsit, pasi të premten kishte mposhtur Rusinë me rezultat 3:0. /Periskopi/



