Teknologjia e shpëton Italinë nga humbja (Video)
Anglia dhe Italia luajtën baraz 1:1 në ‘Wembley’
Kombëtarja angleze ishte afër ta fitonte takimin, por në minutën e 87-të u akordua një penallti për italianët pasi gjyqtari kryesor mori konfirmimin nga VAR, shkruan Periskopi.
Jamie Vardy kaloi ‘Tre Luanët’ në epërsi me golin e shënuar në minutën e 26-të.
Italia barazoi rezultatin krejt në fund të takimit pasi në minutën e 87-të Lorenzo Insigne shënoi nga penalltia. /Periskopi/



