Zyrtare: Largohet nga Interi
Valter Sabatini është larguar nga Interi
Valter Sabatini, drejtori teknik i Interit ka ndërprerë bashkëpunimin me ‘Suning’ pasi nuk arritën që të gjejnë gjuhë të përbashkët për kontratën e re, transmeton Periskopi.
Por, mediat italiane bëjnë të ditur se arsyeja pse po largohet Sabatini ka të bëjë me vështirësitë që kishte në merkato.
Sabatinit nuk i ka pëlqyer aspak mungesa e autonomisë në afatin kalimtar të dimrit, ku dështuan të sjellin tek Interi Ramirezin, Pastoren dhe Alex Texeira. /Periskopi/



