‘Dështaku’ i Manchester Unitedit refuzon kalimin te gjiganti italian
Memphis Depay nuk e ka ndërmend të largohet nga Lyoni për të kaluar te Milan
Anësori holandez po kalon një formë fantastike te Lyoni pas dështimit të tij te Manchester United, transmeton Periskopi.
Forma e tij e jashtëzakonshme me Lyonin ka bërë që Milan të interesohet për shërbimet e tij, por Depay nuk e sheh vetën në ‘San Siro’ në sezonin e ardhshëm.
“Unë jam i fokusuar te Lyon. Zgjohem çdo mëngjes dhe falenderoj Zotin për mundësinë që më ka dhënë për të luajtur futboll,” ka thënë Depay.
“Nëse klubet janë të interesuar për mua, duhet ta dinë që tani nuk është koha për të biseduar.
“Milan është një klub i madh me histori, por ka edhe shumë klube tjera të mëdha në botë,”. /Periskopi/



