Justin Kluivert ‘diamanti’ i Ajaxit që po kërkohet nga e gjithë Evropa (Video)
Tani të gjithë po pajtohen që Justin Kluivert mund të bëhet njëri nga lojtarët më të mirë në botë në të ardhmen
18-vjeçari që luan me Ajaxin posedon aftësi të jashtëzakonshme, ndërsa po kërkohet nga të gjitha klubet e mëdha evropiane, shkruan Periskopi.
Kluivert mposhti Donnarumman këtë vit për çmimin e lojtarit më të mirë të ri, ndërsa ai zbulon se dëshiron të shkojë hapave të babait të tij Patrick Kluivertit.
“Klubi im i ëndërrave? Barcelona. Ky është klubi im i ëndrrave,” ka thënë Kluivert pasi fitoi çmimin e më të mirit.
“Të shkoj hapave të babait tim? Po. Kjo është ëndrra ime. Unë nuk do të doja të shkoja diku tjetër, Barcelona është ëndrra ime,”. /Periskopi/



