Juventus favorit kryesor për të fituar shërbimet e yllit të Unitedit
Anthony Martial këtë verë mund të kalojë te Juventus
Anthony Martial nuk po ka hapësira te formacioni i Jose Mourinhos dhe me gjasë këtë verë ai do të largohet nga ‘Old Trafford’, transmeton Periskopi.
Juventus është i gatshëm që të sjellë 22-vjeçarin në Serie A dhe t’i ofrojë minutazhë të kënaqshme.
Kujtojmë që Marotta dhe Paratici dështuan që ta sjellnin Martialin te Juventus në vitin 2013, me francezin që 2 vite më vonë kaloi te Mancheser United për 50 milionë euro. /Periskopi/




