Monchi: Ai nuk do të qëndrojë 30 vjet te Roma

Monchi: Ai nuk do të qëndrojë 30 vjet te Roma

Monchi ka thënë se Alisson Becker nuk do të qëndrojë te Roma për 30 vjet dhe se në një ta ardhme ai mund edhe të largohet nga kryeqyteti i Italisë

Paraqitjet e mira te Alisson Becker kanë bërë që klube të njohura evropiane të interesohen për shërbimet e portierit brazilian, transmeton Periskopi.

“Unë nuk mund të them që Alisson do të qëndrojë te Roma 30 vjet,” ka thënë drejtori sportiv i Romës.

“Nëse do të flisja për një të ardhme të shkurtër do të thoja ‘po’. Ai do të qëndrojë te Roma sezonin e ardhshëm pasi ne nuk kemi nevojë për ta shitur atë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: