Jose Mourinho e ka bindur yllin 100-milionësh për t’u transferuar në ‘Old Trafford’
Raportet e fundit nga Anglia bëjnë të ditur se Jose Mourinho e ka bindur Gareth Bale që të transferohet në ‘Old Trafford’
Gareth Bale e ka humbur vendin e titullarit te skuadra e Real Madridit, ndërsa Manchester United ka shprehur interesim për yllin uellsian, shkruan Periskopi.
Sipas raporteve të fundit nga Anglia tekniku portugez ka folur me Bale dhe e ka bindur këtë të fundit që t’i bashkohet Unitedit këtë verë.
28-vjeçari edhe më parë ishte pjesë e Premier League pasi kishte luajtur për Tottenhami para se të transferohej te Real Madridi për 100 milionë euro. /Periskopi/




