Presidenti i Skënderbeut: Ju garantoj që do të marrim pjesë në Champions League sezonin tjetër
Skënderbeu nuk do të jetë pjesë e garave evropiane për 10 vitet e ardhshme, por kwshtu nuk mendon edhe Ardjan Takaj i pari i klubit korçar
UEFA i dha një goditje të rëndë klubit korçar, por Presidenti, Ardjan Takaj beson se ky vendim do të shfuqizohet në KAS, transmeton Periskopi.
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport” pak minuta më parë, deklaroi:
“Jemi të pastër nga kjo histori, dihej që ky do të ishte vendimi.
“Ne jemi të bindur për pafajësinë, edhe nëse KAS e lë në fuqi këtë vendim, do të shkojmë gjykatën federale të Zvicrës. Tifozët e Skënderbeut i garantoj se do të jemi pjesë e Championsin këtë sezon”, përfundoi Takaj.



