Këto janë ndeshjet e kurdisura të Skënderbeut (Video)
Skënderbeu mori një goditje të rëndë nga UEFA e cila ka vendosur të dënojë me 10 vite përjashtim nga aktivitetet europiane
Klubi më i njohur shqiptar viteve të fundi korri suksese me pjesmarrje në garat evropiane, por gjatë aventurës së tyre në Evropë kishte shumë ndeshje të dyshimta gjë që shtyu UEFA-n t’i dënojë rëndë korçarët, transmeton Periskopi.
Ndeshja me Crusaders:
Portieri i Krusadersit, Shën Onill, ishte rivali i parë i Skënderbeut në “play off”-in e Ligës së Kampionëve në sezonin 2015-2016. Kur ndeshja përfundoi, ai hodhi dyshimet se ishte e trukuar. “Nëse nuk ka një hetim nga UEFA për ndeshjen tonë mbrëmjen e sotme, atëherë ka diçka që nuk shkon. 3.5 gola, ishte qesharake. Në 10 minutat e fundit, unë nuk kisha parë kurrë futboll të tillë. Ky përfundim nga portieri i Krusadersit u bë në të njëjtën ditë kur u luajt ndeshja. Ndodh rrallë që një lojtar rival denoncon në mënyrë publike një ndeshje që sapo e ka luajtur dhe për më tepër e ka fituar skuadra e tij.
Ndeshja me Silkerborgun:
Stafi i lojtarëve dhe trajneri i skuadrës daneze të Silkeborgut kishin raportuar në federatën e tyre për atë që kishte ndodhur në miqë- sore. “Ne kemi marrë informacione nga Federata e Futbollit të Danimarkës që trajneri i Silkeborgut dhe lojtarët raportuan për dyshime të ndeshjes miqësore me Skënderbeun më 24 janar 2013. Ata thonë se u surprizuan nga kualiteti dhe performanca e Skënderbeut në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ndodhi një ndryshim drastik në performancën mes dy pjesëve. Lojtarët e Skënderbeu hoqën dorë nga ndeshja”, shkruhet në raport.
Ndeshja me Sportingun:
“Kompania aziatike ‘188bet’ hoqi ndeshjen mes Sportingut dhe Skënderbeut nga minuta e 86-të, kur pati shifra të mëdha të luajtura. Normalisht, bastvënësit kanë të drejtën për të luajtur deri në fund të 90 minutave një ndeshje futbolli, por, në rastin e Skënderbeut, kompania e hoqi mundësinë të vendosur baste.
Ndeshja me Lokomotivën e Moskës:
Po ashtu edhe kompanitë ‘SBObet’, ‘MaxBet’ dhe ‘188Bet’ e larguan ndeshjen live mes Lokomotivës së Moskës dhe Skënderbeut më 10 dhjetor 2015, pasi pati një moment me fluks bastesh”. /Periskopi/



