Dua Lipa thumbon Rita Orën, shfaqet krah ish të dashurit të kësaj të fundit
Rivaliteti i dy këngëtareve shqiptare me famë botërore është bërë tashmë publik.
Rita Ora dhe Dua Lipa kanë një armiqësi të fshehur me njëra-tjetrën për të cilën fansat nuk bien dakord.
Madje ata kërkojnë një bashkëpunim mes dy shqiptareve. Por realiteti është ndryshe.
Duket se Dua nuk ia fal Ritës që nuk e ndihmoi në fillimet e saj në muzikë atje, ndaj duket sikur do ta ‘godasë’ me çdo mënyrë.
Njëra prej tyre është të shfaqet krah ish të dashurit të rivales, Bruno Marsit. Dua është e ftuara speciale në turin muzikor të këtij të fundit dhe ka postuar këtë foto ku duket e lumtur krah tij. Çfarë do të mendojë Rita? /intv.al/





