Nainggolan zbulon arsyen pse nuk u largua nga Roma

Nainggolan zbulon arsyen pse nuk u largua nga Roma

Radja Nainggolan kishte oferta nga Inter, Chelsea si dhe nga Kina në të kaluarën, por që të gjitha i refuzoi për të qëndruar te Roma

Mesfushori belg është njëri nga më të mirët te Roma, ndërsa në çdo afat kalimtar ai është kërkuar nga klube të njohura evropiane si dhe nga kampionati kinez, transmeton Periskopi.

“Inter? Ishte një interesim nga ana e tyre shkaku i trajnerit që më vlerësonte mua shumë,” ka thënë Nainggolan.

“Kina? Kishte diçka, por jo shumë serioze. Do të ju gënjeja nëse do të thosha që nuk më interesojnë parat. Unë tani kam 30 vjet.

“Unë nuk dua ta ndërroj qytetin dhe mënyrën e të jetuarit. Jam i lumtur këtu dhe kjo është e tëra,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: