Zidane nuk e fton Ronaldon për ndeshjen e fundjavës në La Liga

Zidane nuk e fton Ronaldon për ndeshjen e fundjavës në La Liga

Real Madrid do të takohet me Las Palmas këtë të shtunë me Ronaldon që pritet të pushohet nga Zinedine Zidane

Tekniku francez edhe edicionin e kaluar në fazën finale të kampionatit e pushonte yllin portugez kohë pas kohe në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjet e Champions League, transmeton Periskopi.

Real Madrid do të luajë kundër Juventusit më 3 prill dhe në ndeshjen e nesërme ndaj Las Palmasit, ‘Los Blancos’ pritet të luajnë pa Ronaldon.

Kujtojmë që ylli i Realit luajti në dy miqësoret e Portugalisë, atë ndaj Egjiptit dhe kundër Holandës. /Periskopi/

Shpërndaje në: