“E urrej Juventusin, por dua që ata ta fitojnë titullin”

“E urrej Juventusin, por dua që ata ta fitojnë titullin”

Radja Nainggolan edhe pse e urren Juventusin dëshiron që ata ta fitojnë Serie A edhe në këtë vit

Mesfushori i Romës ka dhënë një intervistë interesante ku ka thënë se do të dëshironte që Juve ta fitonte Serie A dhe se i vjen keq për Mertensin, i cili luan me Napolin, shkruan Periskopi.

“Unë do t’ua them të vërtetën, e urrej Juventusin, por shpresoj që ata ta fitojnë kampionatin,” u shpreh Nainggolan.

“Unë nuk kam asgjë kundër Mertensit, ata e meritojnë për mënyrën se si po luajnë, por nëse unë qëndrova për pesë vite në pozitën e dytë me Romën dhe tani të vjen dikush tjetër që ta ndalë Juventusin do të më djegte shumë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: