Liria ndalet me barazim në shtëpi

Liria ndalet me barazim në shtëpi

Liria ka luajtur baraz 2:2 me Besën e Pejës

Sot u zhvillua ndeshja e parë e xhiros së 25-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Periskopi.

Liria nuk arriti më shumë se një pikë kundër Besës në ‘Përparim Thaçi’.

Golat për vendasit i shënuan Gashi 34′ dhe Gavazaj 61′, ndërsa për mysafirët realizuan Zivkovic 15′ dhe Mullabeqirovic 38′.

Pas këtij barazimi prizrenasit vazhdojnë të qëndrojnë në pozitën e tretë me 42 pikë të tubuara, ndërsa Besa grumbullon 18 pikë dhe gjendet në vendin e 10-të në tabelë. /Periskopi/

Shpërndaje në: