Përgjigjia epike e Kloppit pasi u raportua që Emre Can kërkon 200 mijë euro në javë

Përgjigjia epike e Kloppit pasi u raportua që Emre Can kërkon 200 mijë euro në javë

Emre Can akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij

Mesfushorit turk i skadon kontrata në fund të këtij edicioni, ndërsa po heziton që të nënshkruajë kontratë të re me Liverpoolin, shkruan Periskopi.

U raportua nga mediat angleze se Can ka kërkuar 200 mijë euro në javë në kontratën e re për të qëndruar në ‘Anfield’, por Klopp është përgjigjur në mënyrë qesharake.

“Jo, bëhet fjalë për 250 mijë,” u shpreh Klopp në formë shakaje.

Për 24-vjeçarin po interesohen klubet e njohura si Juventus, Manchester City dhe Bayern Munich. /Periskopi/

Shpërndaje në: