Atdhe Nuhiu shënon dopiet në fitoren e Sheffield Wednesday
Atdhe Nuhiu ka shënuar dy gola në fitoren 4:1 të Sheffield Wednesday kundër Prestonit
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës është duke kaluar një formë të mirë te klubi i tij Sheffield Wednesday duke qenë vendimtar në disa ndeshje, shkruan Periskopi.
Në ndeshjen e sotme që skuadra e tij e luajti kundër Prestonit në kuadër të Championship ai shënoi gol.
Nuhiu shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 50-të, ndërsa të dytin në të 90-tën. /Periskopi/
WHAT A GOAL!!!!! Outstanding from Nuhiu!! #swfcLIVE pic.twitter.com/1Z10tpQy8K
— Sheffield Wednesday (@swfc) March 30, 2018



