Pique paralajmëron largimin nga Spanja
29-vjeçari mbrëmë u bë çështje debati nëpër media të ndryshme europiane, pasi kishte hequr flamurin spanjoll që gjendej në mëngët e fanelës së tij, ku kjo ndodhi në ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Por, mbrojtësi i Barcelonës thotë se nuk mund t’i durojë kritikat që i janë bërë në lidhje me këtë rast.
“Kam provuar gjithçka, nuk mund të duroj me këtë. Çështja e sotme e mëngëve është kashtë që thyen devenë. Ata kanë bërë që unë të humbas kënaqësinë për të ardhur këtu dhe pas Botërorit 2018 do të jem 31-vjeç, do të largohem”, deklaroi Pique. /Periskopi.com



