“U ktheva”, fjalët e para të Shwarzenegger pas operimit në zemër

“U ktheva”, fjalët e para të Shwarzenegger pas operimit në zemër

Aktori i famshëm, Arnold Schwarzenegger kanalizoi terminatorin në frymën e tij të parë pasi u zgjua nga operimi në zemër.  

“Schwarzenegger është zgjuar duke thënë fjalët e para “Jam kthyer”, kështu që ai është mirë,” tha zëdhënësi i tij, Daniel Ketchell në Twitter, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

Ish guvernatori i Kalifornisë iu nënshtrua një operacioni në zemër të enjten në qendrën mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles. Operimi ishte zëvendësimi i valvulës në zemër që u zëvendësua fillimisht në vitin 1997 për të rregulluar çrregullimin e tij në zemër.

“Guvernatorit Schwarzenegger i është zëvendësuar me sukses valvula pulmoniale dhe aktualisht ai po shërohet dhe është në gjendje të qëndrueshme,” tha Ketchell. “Ne dëshirojmë të falëndërojmë ekipin mjekësor për përpjekjet e tyre të palodhura.”

Ketchell qartësoi thashethemet se Schëarzenegger iu nënshtrua operacionit kirurgjik emergjente, duke shpjeguar se një ekip i kirurgjisë e kishte operuar atë në zemër të hapur./Periskopi/

Shpërndaje në: