Largohet nga Juventus, shkon te Barcelona?
Zvicerani ka humbur vendin në formacionin bazë pas ardhjes së Dani Alves dhe Juan Cuadrados.
Kjo duket se është arsyeja kryesore pse 32-vjeçari dëshiron largimin nga skuadra torineze.
Në anën tjetër, për të është duke u interesuar Barcelona, klub i cili mund të bëjë ofertë për të në afatin kalimtar të janarit.
Kontrata aktuale e zviceranit me Juventusin skadon në verën e vitit të ardhshëm. /Periskopi.com



