Drita forcon kreun, Prishtina gabon kur nuk duhet
Drita ka shënuar fitore ndaj Flamurtarit, ndërsa Prishtina barazoi 2:2 me Vëllaznimin
Drita e mposhti Flamurtarin me rezultat 3:1 dhe vazhdon të jetë e para në tabelë, shkruan Periskopi.
Golat për ‘Intelektualët’ i shënuan Bujar Shabani 2′, Neziraj 70′ dhe Xhevdet Shabani 83′, për mysafirët golin e vetëm e realizoi Ademi në minutën e 54-të.
Prishtina lëshoi fitoren nga duart pasi kishte epërsinë prej 2:0, por në një finish dramatik Vëllaznimi shënoi 2 gola për ta fituar një pikë të artë.
Golat për Prishtinën i shënuan Mankenda 47′, Ahmeti 86′, ndërsa gjakovarët në fund realizuan Krasniqi 90′ dhe Vula 94′.
Drita tani grumbullon 47 pikë dhe është në pozitën e parë, ndërsa Prishtina mbetet e dyta me 44 pikë. /Periskopi/



