Sanchez rikthehet te goli, United përsëri në pozitën e dytë (Video)

Sanchez rikthehet te goli, United përsëri në pozitën e dytë (Video)

Manchester United ka mposhtur Swansean me rezultat 2:0

Në ‘Old Trafford’ United arriti fitore ndaj Swanseas me golat e shënuar nga Lukaku dhe Sanchez, transmeton Periskopi.

Lukaku shënoi golin e parë në minutën e 5-të ndërsa Sanchez realizoi në të 20-tën.

Pas kësaj fitore ‘Djajtë e Kuq’ rikthehen në pozitën e dytë me 68 pikë të tubuara, dy më shumë se Liverpool që është i treti. /Periskopi/

Shpërndaje në: