“Vetëm Messi dhe Ronaldo janë më të mirë se unë”
Mario Balotelli beson se është i të njejtit nivel me lojtarët si Neymar, Dybala, Griezmann sa i përket kualitetit
Mario Balotelli është pjesë e Nices, ndërsa në verë mund të ndërrojë ambient, shkruan Periskopi.
“Unë nuk mendoj që dikush vlen 100 milionë euro. Të gjitha transferimet e mëdha të katër viteve të fundit ishin të bazuara në figura të çmendura,” ka thënë Balotelli.
“Unë mendoj që jam në top 10 lojtarët më të mirë në botë. Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë në një nivel tjetër, por unë mund të jem dikun me Neymar, Griezmann dhe Dybala.
“Ata janë para meje vetëm se kanë fituar më shumë. Dybala ka qenë në dy finale të Champions League ndërsa unë jo,”./Periskopi/




