Ja kur zhvillohet meçi i vitit ndërmjet Anthony Joshuas dhe Joseph Parker (Video)
Në ora 23:30 në Kardif do të zhvillohet meçi i vitit ndërmjet dy boksierëve që nuk dinë akoma se çfarë është humbja
Anthony Joshua është favorit ndaj Josep Parker, por ky i fundit ka paralajmëruar se do të bëjë gjithçka për ta mposhtur boksierin britanik, shkruan Periskopi.
Ky meç pritet të ketë të ardhura të majme për të dy boksierët, me Joshuan që do të fitoj 67 përqind, ndërsa Parkerit do t’i takojnë 33 përqind të të ardhurave.
Kujtojmë që Parker ka të zhvilluar 24 meçe, 24 fitore – 18 me KO. Kurse, Joshua 20 meçe, 20 fitore – 20 me KO.
Kjo ndeshje do të transmetohet nga mediumi anglez Sky Sports. /Periskopi/



