Messi e shpëton Barcelonën nga humbja (Video)

Messi e shpëton Barcelonën nga humbja (Video)

Sevilla dhe Barcelona luajtën baraz 2:2 në derbin e javës në La Liga

Sevilla ishte shumë afër që t’ia shkaktonte humbjen e parë Barcelonës këtë edicion, por Leo Messi dhe Suarez shënuan në fund të takimit për ta evituar një humbje të katalunasëve, shkruan Periskopi.

Golat për vendasit në këtë takim u shënuan nga Vasquez 36′ dhe Muriel 50′, ndërsa për katalunasit shënoi Suarez në minutën e 88-të dhe Messi në të 90-tën.

Barça vazhdon të jetë në pozitën e parë tani me 76 pikë, ndërsa Sevilla është në vendin e gjashtë me 46 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: