Juventusi shumë i fortë për Milanin (Video)
Juventus ka mposhtur me rezultat 3:1 Milanin
‘Zonja e Vjetër’ ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në garën për titull duke e mposhtur Milanin në shtëpi, shkruan Periskopi.
Golat për Juventusin u shënuan nga Dybala 13′, Cuadrado 79′, Khedira 87′, ndërsa për ‘Rossonerët’ shënoi Bonucci në minutën e 28-të.
Juve tani i prinë tabelës me 78 pikë, katër më shumë se Napoli që ka 74 pikë. /Periskopi/



